Fotografite tona
Pjese nga punimet tona
70 vite eksperiencë
Kush jemi ne
FOTONESHA njihet si një ndër fotostudiot më të vjetër në Prishtinë. Beprimtarinë me këtë emër e ka ushtruar prej vitit 1935
Themeluesi i saj z. Neshat Dizdari nis punën si fotograf i pavarur.
Në vitin 1941 ai hap studion në qendër të Tiranës ne emrin FOTOLUX.Studioja vazhdon veprimtarinë deri në vitin 1948 kur NESHA kthehet në Prizren. Prej vitin 1949 studioja punon me emrin FOTONESHA. Vitet 1949 -1952 e gjejnë studion FOTONESHA në Novi Sad. Prej vitit 1953 deri në vitin 1955 studioja punon në Prizren. Në vitet 1956 - 1958 studioja kishte qendrën në Mitrovicë. Prej vitit 1959 deri më sot studio FOTONESHA gjendet në Prishtinë.
Qendra digjitale

FOTONESHA është e furnizuar me të gjitha llojet e foto materialeve, fotokamerave dhe artikujve tjerë fotografik. Gjithashtu qendra digjitale e FOTONESHËS ofron shërbimet tjera fotografike të bazura në teknologjinë digjitale me pajisjet bashkëkohore AGFA.

FOTONESHA me teknologjinë më të re që posedon mundëson dërgimin e fotografive tuaja digjitale nga çdo kënd i botës për në Kosovë. Famija juaj në Kosovë mund t’i merr fotografitë e juaja në fotoleter, flopy apo CD. Si mund ta bëni këtë?

Fotografitë tuaja digjitale me madhesi optimale për bartje me e-mail i dërgoni në foto@fotonesha.com

FOTONESHA do të bëjë gjithçka tjeter që brenda 24 orëve fotografitë të jenë të gatshme për familjen tuaj në Kosovë.

Na kontaktoni
Plotesoni formularin me poshte